Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën të dashurit të saj, dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishek.
Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.