LVV u gëzua para kohe: LDK e fiton Deçanin me 45% prej votave me postë, VV-ja rreth 35%

Prishtinë | 28 Shk 2025 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon numërimi i votave të diasporës.

Bazuar në rezultatet që ka siguruar Nacionale nga diaspora në Deçan, shihet një rezultat i ngushtë.

Aktualisht, nga mbi 1 mijë e 500 mijë vota të numëruara, LDK-ja prin me vota.

Në vota, LDK-ja ka mbi 840 vota, VV-ja rreth 780 vota, AAK-ja mbi 270 vota, PDK-ja mbi 30 vota.

Numërimi po vazhdon.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar statistikat e votave nga diaspora, që kanë votuar në ambasada e konsullata.

Aktualisht, janë numëruar 40 kuti, nga 43 në total.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 10 mijë e 898 vota.

PDK-ja është e dyta me 1 mijë e 10 vota, kurse LDK-ja ka 1 mijë e 6 vota. Kurse, AAK-ja ka 260 vota.

Në anën tjetër, ka filluar edhe numërimi i votave me postë.

“Mund t’ju konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, ka deklaruar Elezi.

Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.8 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.

E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara.

Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka dhënë versionin e tij për numrin e deputetëve në Kuvend.

Ai ka publikuar një matje ku VV-ja, sipas tij, nëse merr 80% të votave në diasporë, siguron 50 deputetë.

Megjithatë, sipas tij, ky variant është më i miri i mundshëm për VV, po jo real.

“Ky është një skenar që është përmendur si skenari më optimist i mundshëm për LVV. Mesguri mundet me qenë varianti më i mirë i mundshëm, por jo real, i LVV-së. Por e kemi testuar cka nënkupton në praktikë me përqindje dhe me ulëse. Sipas simulimit këtu ku 80% të votave nga dispora fiton LVV, atëherë shkon në 50 deputetë. PDK 23. LDK 19 dhe AAK 8. Pakicat 20”, shkruante ai.

Të ngjashme