Krasniqi: Heronjtë e Likoshanit dhe Qirezit janë themeli i shtetit që gëzojmë sot – nuk do t’i harrojmë kurrë

Prishtinë | 28 Shk 2025 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar Masakrën në Likoshan dhe Qirez.

Krasniqi ka thënë se martirët e dëshmorët e UÇK’së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre, janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Çirezit!?”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme