Enver Hoxhaj uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Prishtinë | 28 Shk 2025 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka përcjellë urimet e tij për një muaj të mbushur me paqe, mirësi dhe solidaritet.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të ndajmë dashuri e mirësi. Të gjithë juve që agjëroni, uroj që zemrat tuaja të mbushen me paqe dhe shtëpitë tuaja me bekime. Le të jetë ky Ramazan një mundësi për të forcuar besimin, për të treguar më shumë mirësi dhe më të bashkuar,” ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij muaji si një kohë reflektimi dhe solidariteti, duke inkurajuar të gjithë që ta kalojnë këtë periudhë me dashuri dhe harmoni.

Të ngjashme