Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Baincë, në magjistralen Pejë – Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.