Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar të gjithë besimitarët muslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të dashur qytetarë të besimit islam,
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë, paqe në zemrat tuaja dhe begati në familjet tuaja. Ky muaj është kohë reflektimi, mirësie dhe solidariteti, ndaj qoftë një mundësi për të forcuar vlerat e dashurisë, respektit dhe unitetit mes nesh.
Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!
Postimi i tij