Ishte i dënuar për vjedhje dhe lëndim, arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një person për vjedhje të rëndë dhe lëndim të lehtë.

I arrestuari, A.A, 31-vjeçar nga Prizreni është identifikuar dhe lokalizuar pas veprimeve operative.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Njoftim:

Arrestohen dhe dërgohet në vuajtje dënimit një i dënuar me 1 vit e 45 ditë burg për “Vjedhje të rëndë” dhe “Lëndim i lehtë”

Prizren, 05.03.2025

Me datën 05.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e kërkuar A.A. , mashkull 31 vjeçar nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është i dënuar me 1(një ) vit dhe 45 ditë burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor” .

I arrestuari A.A. (31 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme