Në gjykimin ndaj Eduard Ibrahmit i akuzuar për vrasjen të miturit në Prishtinë L.B u dëgjua eksperti i Agjencisë Forenzike të Kosovës, Lutfi Ismajli i cili deklaroi se nuk kishin mostrat e të ndjerit, viktimës, L.B për të bërë krahasimin me mostrat që janë marrë nga vendi i ngjarjes.
“…ne nuk kemi pasur ndonjë mostër të ndonjë personi për ta krahasuar dhe ky konstatim ka mbet si i tillë”, tha eksperti Ismajli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast së bashku me Eduard Ibrahimin akuzohen edhe Egzon Matoshi, Lirim Begolli Përparim Ibrahimi për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale. Përparim Ibrahimi edhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” për të cilët në seancën e sotme është veçuar procedura pasi të njëjtit ishin të paarritshëm për gjykatën. Edhe pas përpjekjeve për sigurimin e tyre, Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Sulltane Hoti po ashtu për të njëjtit kishte lëshuar urdhër arrest.
Tutje, eksperti Ismajli duke u përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të akuzuarit, Ibrahmi, avokatit Xhemajl Ademi tha se nuk kanë bërë kërkime në databazën e personave që janë kryes të veprave penale e të cilëve i kanë mostrat e tyre.
Po ashtu, Ismajli tha se në AFK po vijnë raste jo të kompletuara për t’u analizuar dhe për t’u përpiluar ekspertiza pasi që në rast se sillet sipas tij si shembull një veshje e personit të vrarë duhet që për të sillet edhe mostra e gjakut që gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas tij edhe për viktimën L.B me gjasë duhet të jenë mostrat e gjakut dhe se e njëjta mund të përdoret për krahasim me provat që i janë sjell AFK për t’u përpiluar ekspertiza që sipas tij të vihet pastaj me një ekspertizë të plotë.
Prokurori i rastit, Kujtim Munishi dhe vet pala e dëmtuar nuk patën pyetje për ekspertim me që rast, avokati Ademaj propozoi gjykatës që të kërkohen mostrat e gjakut të personit të panjohur që kanë dal nga ekspertiza e punuar nga ana e AFK-së.
Një propozim i tillë u aprovua nga gjykata me që rast seanca u ndërpre.
Në këtë rast së bashku me Eduard Ibrahimin akuzohen edhe Egzon Matoshi, Lirim Begolli Përparim Ibrahimi për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale. Përparim Ibrahimi edhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” për të cilët në seancën e sotme është veçuar procedura pasi të njëjtit ishin të paarritshëm për gjykatën. Edhe pas përpjekjeve për sigurimin e tyre, Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Sulltane Hoti po ashtu për të njëjtit lëshoi urdhër arrest.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 qeshor 2022 kishte dënuar Eduard Ibrahimin me 22 vite burgim, si dhe Egzon Matoshin me 2 vite burgim, Përparim Ibrahimin me 3 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë, kurse Lirim Begolli me 2 vite e 6 muaj burgim, lidhur me vrasjen e të miturit L.B.
Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin e shkallës së parë më 21 nëntor të vitit 2022.
Ndërsa Gjykata Supreme më 25 maj 2023 e ka kthyer në rigjykim këtë çështje me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë nuk kishte arsyetuar asnjërën prej provave të administruara, por vetëm e kishte mohuar mbrojtjen e nevojshme me arsyetimin se nuk ishte shtënë nga arma, edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore e thotë të kundërtën dhe se vendimi ndaj Ibrahimit ishte jo i drejtë, pasi dënimi ishte i lartë duke pasur parasysh moshën e tij 19-vjeçare në kohën e kryerjes së veprës penale.
Sipas aktakuzës së ngritur më 18 nëntor 2020, Eduard Ibrahimi akuzohet se më 12 mars 2020, rreth orës 15:00, në Prishtinë, e ka privuar nga jeta të miturin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.
Kurse të akuzuarit Egzon Matoshi, Lirim Begolli Përparim Ibrahimi po akuzohen nga prokuroria për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale dhe i akuzuari Përparim edhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”