Mihajlo Ulemek ish- kolonel i Gardës Vullnetare Serbe thotë se presidenti Aleksandar Vuçiq po gënjen se Serbia ka para. Ai thotë se aktualisht ajo nuk ka as para të gatshme për pensione.
Ish-koloneli tash pensionist, thotë se pensionin ia solli një postier, e paratë që iu dhanë ishin të sapo vëna në qarkullim. Sipas tij, paratë janë shtypur ekskluzivisht për pension. Thotë se këtë e dëshmon edhe numri serik i prodhimit të këtyre kartëmonedhave.
Dikur kolonel i Gardës Vullnetare Serbe, sot pensionist në Serbi Mihajlo Ulemek, ka zbuluar një sekret rreth pensioneve atje.
Ai ka dalë hapur në një emision duke thënë se Serbia nuk ka më para të gatshme për pensione.
Ai thotë se paratë shtypen vetëm kur vjen koha e shpërndarjes së pensioneve.
“Pra, kur erdhi koha për pension, ju printoni paratë. Për shkak se kjo është në numrat serik, shikoni..”, thotë Ulemek duke lexuar numrat serik të parave që kishte marrë me vete në emision të cilat edhe në kamera dukeshin që ishin të reja dhe të papërdorura më parë.
Ulemek thotë se këto para të reja nuk i mori në bankomat apo në dyqan. Sipas tij, paratë e reja u vunë për herë të parë në qarkullim pasi ia çoi postieri në shtëpi.
“Pra, këtu janë 20 kartëmonedha, të gjithë numrat serik njëri pas tjetrit”, vazhdoi Ulemek duke treguar paratë që i kishte marrë në emër të pensionit.
Ai thotë se me këtë dëshmon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e gënjen Serbinë dhe popullin serb, se Serbia është e pasur.
“Mos i gënje këta njerëz. Pra, ju printuat para për pensione. Ju mburreni zoti Vuçiq se si keni rezerva të mëdha ari, rezerva të mëdha parash, sa të pasur jemi ne. Pse kemi 40 miliardë borxhe?”, tha ai.
Burimi: Bez Cenzure (https://www.instagram.com/reel/DGlO6UKSY_-/?igsh=cjU5ZnZvYnJ2cnEz )