Kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, Valbona Xoxa.

Ajo kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive të saj, kërkesë që u rrëzua nga Apeli i GJKKO.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses Valbona Xoxa me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij. (Top Channel)

Të ngjashme