Haradinaj: Nuk do të reshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas shpalljes së tyre nga KQZ-ja pasditen e sotme

“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht.

Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës. Kosovë, paç ditë të bardha përpara!”, tha Haradinaj.

Të ngjashme