E aksidentuara në Qyshk të Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Viktima nuk ka ndërruar jetë, mirëpo e njëjta është në gjendje të rëndë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, tha Nikçi.
Në lidhje me aksidentin në Qyshk të Pejës një person është ndaluar për 48, ku i njëjti dyshohet se është polic.