Rikthehet në funksion blloku B2 i termocentralit “Kosova B”

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në funksion.

“Ky rikthim në operim është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të punëtorëve dhe menaxhmentit të Termocentralit “Kosova B”, të cilët kanë punuar pa ndërprerje për sanimin e defektit dhe vënien në funksion të njësisë. Fillimisht, rikthimi ishte planifikuar të ndodhte në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo pas kryerjes së provës hidraulike u evidentua nevoja për eliminimin e disa rrjedhjeve shtesë në kaldajë, çka kërkoi një fazë shtesë të ndërhyrjeve teknike”, njoftoi KEK-u.

Të ngjashme