Policia në kërkim të dy personave të dyshimtë për vjedhje – kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët, në identifikimin e personave të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të prokurorisë, kërkon nga qytetarët ofrimin e informative të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

Të ngjashme