Humbi jetën një person me motoçikletë në aksident, shoferi i veturës u arrestua

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një person me motoçikletë humbi jetën në aksident trafiku me një veturë, në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit. Shoferi i veturës u arrestua, njoftoi Policia e Kosovës.

 “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku përveç dëmeve materiale drejtuesi i motorit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar drejtuesi i veturës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme