Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që fundjava të ketë ndikuar që opozita të këtë ardhur sot me qëllim të zhbllokimit, raporton Ekonomia Online.
“Po ju e dini që kryeparlamentari i takon koalicionit fitues, prandaj unë shumë po shpresoj që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend dhe thirrja është partive opozitare që të respektojnë rregullat demokratike dhe ta votojnë kryetaren e Kuvendit, e cila nuk ka si të jetë ndryshe përveç nga koalicioni fitues, VV-GUXO dhe Alternativa. Po tani kur të hyjmë në sallë do ta shihni rezultatin. Askujt, as pozitës, as opozitës nuk i kontribuon një bllokim i punimeve. Shumë po shpresoj që ditët e pushimit të kenë ndikuar që opozita të këtë ardhur sot me qëllim të zhbllokimit”, ka thënë ajo.
