Kusari për protestën e gazetarëve ndaj Kurtit: S’ka me gazetarë të Kosovës

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Gazetarët dhe kameramanët e medieve vendore kanë lënë mikrofonët dhe kamerat në tokë, të mërkurën, në momentin kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po largohej nga Kuvendi i Kosovës për t’u nisur drejt ndërtesës së Qeverisë, shkruan Ekonomia Online.

Kjo formë simbolike e protestës vjen si shenjë pakënaqësie për mungesën e transparencës dhe shmangien e Kurtit nga llogaridhënia publike.

Juristja për media, Flutura Kusari, e përshëndeti reagimin, duke deklaruar: “S’ka më gazetarë të Kosovës. Reagim me vend i gazetarëve për të shprehur pakënaqësinë me mungesën e thellë të transparencës.”

Të ngjashme