Guvernatori Ismaili takon drejtorët ekzekutivë të Konstituencave në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankë Botërore

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Gjatë Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington DC, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, zhvilloi takime me drejtues të lartë të Konstituencave të këtyre institucioneve.

Në takimin me Yigit Yasar nga FMN, u diskutuan projektet në zhvillim dhe mbështetja për fuqizimin e kapaciteteve të BQK-së dhe mbikëqyrjen financiare. Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar Kosovës.

Ndërkohë, me znj. Nathalie Francken, Drejtore Ekzekutive në Bankën Botërore, u vlerësua bashkëpunimi në projekte kyçe si integrimi në SEPA dhe zhvillimi i sistemit të ri të pagesave TIPS Clone. Guvernatori falënderoi për mbështetjen profesionale në avancimin e sistemit financiar të vendit.

BQK rikonfirmon përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Të ngjashme