Shpërthim në Mitrovicë, tre persona të lënduar nga bombola e gazit

Prishtinë | 28 Pri 2025 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot rreth orës 16:55 në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë.

Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se shpërthimi dyshohet të ketë ardhur nga një bombolë gazi.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po merren me hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme