Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një dëmtimi në rrjetin e ujësjellësit, disa lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë të pijshëm deri rreth orës 21:00.
Ndër zonat e prekura janë një pjesë e Hajvalisë, Veterniku, Lagjja Qershia, Nic, Hana, Qendresa dhe disa zona të tjera. Ekipet janë në terren dhe pritet që sanimi të përfundojë brenda ditës.