Vdes njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar në Komoran

Prishtinë | 10 Maj 2025 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, edhe Policia e Kosoves

“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.

Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Të ngjashme