Gjendet personi i zhdukur në Kllokot, ndihmojnë Policia dhe FSK

Prishtinë | 13 Maj 2025 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Personi i raportuar si i zhdukur dje në komunën e Kllokotit është gjetur sot pasdite në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, në fshatin Kokaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se gjetja u bë falë bashkëpunimit mes Policisë dhe FSK-së.

Personi është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Personi është gjetur sot në orët e pasdites në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Serbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë”, theksoi ai.

Të ngjashme