Kryeministri në detyrën e Republikës së Kosovës, Albin Kurti , qëndroi sot në Poznan të Polonisë, ku me ftesë të organizatorëve mori pjesë në konferencën IMPACT 2025, që kjo vit shënon edicionin e 10-të.
Dje në mbrëmje, ishte në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski , ku pati rastin të bashkëbisedoj me ministrin polak Sirkoski , zj . Anne Applebaum , si dhe ish Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry . Kryeministri gjithashtu takoi nobelisten polake Olga Tokarczych , me të cilin bisedoi për politikën, kulturën dhe letërsinë. Kryeministri e njoftoi zj . Tokarczych përkthimin e shumë veprave të saj në shqip. Gjatë darkës, kryeministri bisedoi edhe me historianin Timothy Snyder , dhe me mendimtarin dhe ish të burgosurin politik të Adam Michnik , të cilin e kishte takuar në Gazetën Wyborcza , në Varshavë në tetor 2024.
Kurse sot gjatë paradites, mori pjesë në hapjen e konferencës që nisi me adresimin e ministrit polak, Sikorski . Në kuadër të intervistave, kryeministri realizoi një shërbim në gjuhën angleze të televizionit publik polak TVP world .
Gjatë qëndrimit në Poznan , kryeministri gjithashtu ish-konsullin e nderit të Shqipërisë, historianin, etnologun dhe albanologun, Jaroslaw Rosochacki , që interesohet për çështjen shqiptare dhe të Kosovës e filloi në vitet e 70-ta. Vizitën e parë në Kosovë z. Rosochacki e realizoi në vitin 1978, ndërkaq herën e fundit në Kosovë ishte në vitin 2022. Kryeministri e falënderoi për veprën dhe kontributin e tij kushtuar vendit tonë.
Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë sot gjatë ditës për të mirëpritur në ndërtimin e vendit, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa , i cili viziton Republikën e Kosovës.