Puna vs. shëndeti mendor: Lufta me stresin në zyrë

Demanding boss pointing to his watch and asking to his employee to hurry up, his secretary is frustrated and overwhelmed by work: business and deadlines concept ID:239468086
Prishtinë | 20 Sht 2025 | 01:15 | Nga Ekonomia Online

Në një botë gjithnjë e më dinamike dhe konkurruese, puna është bërë një nga burimet kryesore të stresit për shumë individë. Niveli i stresit në ambientin e punës ka një ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në mirëqenien personale të punonjësve, por edhe në produktivitetin dhe efektivitetin e organizatave.

Stresi në punë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, përfshirë:

Ngarkesa e madhe e punës – afatet kohore të ngushta, detyrat e shumta dhe përgjegjësitë e tepërta janë ndër shkaktarët kryesorë.

Paaftësia për të kontrolluar situatat – mungesa e autonomisë në marrjen e vendimeve mund të shkaktojë ndjenjën e pafuqisë.

Mungesa e mbështetjes – marrëdhëniet e vështira me kolegët ose menaxhmentin, si dhe mungesa e bashkëpunimit, përkeqësojnë stresin.

Pabarazia dhe mungesa e vlerësimit – ndjenja e padrejtësisë ose mungesa e njohjes për punën e bërë krijon frustrim.

Pasiguria në vendin e punës – frika nga humbja e punës apo mungesa e stabilitetit financiar ndikojnë ndjeshëm në nivelin e stresit.

Pasojat e stresit në punë

Stresi kronik në punë mund të ketë pasoja serioze si për shembull probleme me zemrën, pagjumësi, depresion, ankth dhe lodhje kronike.
Poashtu, ulje e përqendrimit, rritje e gabimeve, mungesa në punë dhe produktivitet i ulët dhe ndikim negativ në marrëdhëniet personale dhe familjare.

Si të menaxhojmë stresin në punë?

Menaxhimi i stresit kërkon një qasje të shumëanshme:

Organizimi i mirë i kohës – prioritizimi i detyrave dhe ndarja e kohës në mënyrë efikase.

Komunikimi i hapur – shprehja e shqetësimeve ndaj menaxherëve apo kolegëve në mënyrë konstruktive.

Mbështetja sociale – krijimi i një rrjeti mbështetës brenda dhe jashtë vendit të punës.

Pushimet dhe balanca punë-jetë – marrja e pushimeve të rregullta dhe ndarja e kohës për aktivitete relaksuese.

Teknikat e menaxhimit të stresit – meditimi, aktiviteti fizik, frymëmarrja e thellë dhe praktikat e ndërgjegjes.

Të ngjashme