Gashi: Kurti ka të drejtën ta propozojë qeverinë, por i takon atij të sigurojë shumicën

Prishtinë | 21 Maj 2025 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mbrëmë ftoi opozitën që ta sfidojë për formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Gashi tha se është përgjegjësi e Kurtit të krijojë shumicën parlamentare, duke theksuar se roli i opozitës nuk është ta bëjë këtë.

“Ta shohim… Ka të drejtë ekskluzive dhe ta propozojë i pari qeverinë. Tani i mbetet atij me e bë shumicën, nuk jemi ne me e bë shumicën”, tha Gashi.

Të ngjashme