Deliu: Nuk ka vullnet politik për zgjidhje, përgjegjësia bie mbi Kurtin

Prishtinë | 21 Maj 2025 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka deklaruar se nuk pret ndryshim në seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se mungon vullneti politik për zgjidhjen e ngërçit, raporton Ekonomia Online.

“Kandidatja po votohet për herë të 19-të dhe epilogu pritet të jetë i njëjtë. Kosova është në muajin e tretë të bllokadës dhe përgjegjësia bie mbi ata që nuk po tregojnë gatishmëri për zgjidhje,” u shpreh Deliu.

Ajo shtoi se PDK ka qenë e hapur për zgjidhje, por theksoi se Kurti duhet të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi për situatën.

“Nuk e shoh që do të ketë ndryshim nuk ka vullnet politike për ta ndryshuar kandidaten e cila për të 19 herë besoj që epilogu do të jetë i njëjtë. Kosova fatkeqësisht po kalon muajin e tretë të bllokimit dhe përgjegjësinë duhet ta marrin ata që nuk tregojnë asnjë jap të vetëm për ta kaluar   këtë situatë të ngërçit politikë. Ne kemi qenë të hapur për të tejkaluar situatën e krijuar. Para se të flasë për PDK-në, Kurti duhet të reflektojë e të gjejë zgjidhje për bllokadën. Kurti, po t’i kishte votat, jam i bindur se do ta shihni me zonjën Haxhiu, nuk mund t’i ketë votat për qeverinë e mos t’i ketë votat për kryetare të kuvendit”, ka thënë Deliu.

Të ngjashme