Ministri në detyrë dhe deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, para seancës së Kuvendit të Kosovës është shprehur se partia e tij ka treguar gatishmëri për dialog dhe partneritet, por ka kritikuar qasjen e opozitës, raporton Ekonomia Online.
“Nëse opozita e quan reflektim përzgjedhjen e kandidatit të partisë fituese, atëherë kjo është tentativë për imponim, jo reflektim”, tha Peci.
“Ne kemi reflektu në forma të ndryshme dhe kemi tregu që jemi të hapur si për opsione, partneritet edhe për koalicione e në anën tjetër në rast se ju e quani reflektim idenë që opozita me zgjedh kandidatin e partisë fituese, atëherë kjo nuk është reflektim por tentativë për me ta imponu kandidatin”, ka thënë Peci.