KDI dhe organizatat e shoqërisë civile reagojnë për bllokimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile, ka shprehur shqetësim për dështimin e vazhdueshëm të deputetëve për të konstituuar Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Në reagimin e përbashkët, organizatat theksojnë se kjo krizë institucionale po dëmton rëndë funksionimin demokratik të shtetit dhe po rrezikon humbjen e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.

Shoqëria civile u bën thirrje liderëve politikë që të marrin përgjegjësinë dhe të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se mosveprimi nuk është një opsion dhe çdo vonesë kërkon llogaridhënie publike.

Të ngjashme