Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se e ka përmbyllur çdo diskutim për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke konfirmuar se ka refuzuar edhe një takim të mundshëm me përfaqësues të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
“Kam refuzu me taku dhe kam qitë pikë,” u shpreh ajo, duke hedhur poshtë zërat që e lidhin vizitën e saj në Shkup me ndonjë ofertë nga VV. Balje kritikoi deputetët e kësaj partie për deklarata të pabazuara, duke thënë se ato janë bërë vetëm për vëmendje dhe nuk janë në nivelin e saj.
Ajo shtoi se është në pritje të vendimit të Gjykatës për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se çdo tjetër koment nga VV mbetet spekulim.
