Limaj e rithekson: Dalëngadalë po afrohet koha, do të kemi një marrëveshje politike

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës konstituive, ritheksoi se dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj.

“Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja. Është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj”.

“Ne si subjekt kemi ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve tona, për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë”.

Të ngjashme