Basha: Ne e kemi bllokuar Kuvendin për kauza, opozita për Albulenën

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se kjo parti e pati bllokuar Kuvendin për kauza, si ajo e “Zajednicës”, ndërsa opozita po e bllokon për kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Kosova do t’i kishte punët shumë më mirë sikur opozita të kishte të njëjtin zell për të kundërshtuar Zajednicën dhe Gjykatën Speciale.

“Ne e kemi bllokuar për kauza, ata e bllokojnë për Albulenen. Nëse do ta kishin pasur të njëjtin zell për të kundërshtuar Zajednicën e Gjykatën Speciale, siç po e kundërshtojnë Albulenin, Kosova do t’i kishte punët shumë më mirë”.

Të ngjashme