Gjenerali Osborn takoi Komitetin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Odës Amerikane

Prishtinë | 05 Qer 2025 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti Gjeneral Major Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas, për një takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Odës Amerikane.

Gjatë diskutimit, Gjenerali Osborn u informua lidhur me objektivat strategjike të Komitetit, duke përfshirë rekomandimet e Komitetit për politikat e forcimit të kornizës së sigurisë kombëtare të Kosovës dhe zhvillimin e aftësive industriale në fushën e mbrojtjes.

Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në nxitjen e sektorëve fleksibilë dhe modernë të mbrojtjes, duke vënë në pah vlerën e partneriteteve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe institucioneve aleate.

Takimi u mundësua nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Të ngjashme