43-vjeçari tenton t’i fus në Shqipëri mbi 45 mijë euro të padeklaruara, kapet nga Policia

Prishtinë | 10 Qer 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka kapur në flagrancë një person, i cili tentoi të futet në territorin e Shqipërisë me mbi 45 mijë euro të padeklaruara.

43-vjeçari i dyshuar u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë dhe është proceduar penalisht.

“Për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.”

Të ngjashme