Zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu në Drenas

Prishtinë | 14 Qer 2025 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Në Drenas, të shtunën u bë zbulimi i shtatores së heroit Asllan Fazliu në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”. Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij.

Ky manifestim nderon jetën dhe veprën e Fazliut, një nga figurat e shquara të luftës për lirinë e Kosovës, duke përkujtuar sakrificën dhe kontributin e tij të çmuar për atdheun.

Të ngjashme