Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij.
Policia njofton se ka siguruar edhe video.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Ibrahim Fehmiu, Prishtinë 14.06.2025 – 00-:10. I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.”