Sot shënohet përvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 15 qershor 2008, vetëm katër muaj pas shpalljes së pavarësisë. Ky dokument themelor e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe laik, me një shoqëri shumetnike.
Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës nisi zbatimi i Pakos së Ahtisaarit dhe një fazë e re e zhvillimeve politike në vend. Gjatë kësaj periudhe, institucionet e Kosovës arritën të miratojnë 40 ligje që dolën si propozim nga kjo pako.
Pavarësisht kundërshtimeve nga përfaqësuesit serbë, pavarësia e Kosovës deri më tani është njohur nga 118 shtete në botë.