Bajrami: Sikur të kishim Kuvend të konstituar do të diskutonim për KEK-un dhe mafinë energjetike

Prishtinë | 23 Qer 2025 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami pas dështimit të 36-të të seancës konstituive shprehu keqardhje dhe theksoi se sikur të kishim Kuvend të konstituar do të flisnim për gjendjen në KEK dhe mafinë energjetike, raporton Ekonomia Online.

“ 1300 biznese po refuzojnë të nënshkruajnë kontrata, duke kundërshtuar përfshirjen ën tregun e lirë të energjisë. Është kaos.”, tha ajo.

Bajrami vuri theksin te një tender në vlerë 37 milonë euro me negociata , të shpallur nga KEK-u për modernizmin e Kosovës A.

“Merrnie me mend nuk ka as studim fizibiliteti”, tha Bajrami.

Të ngjashme