Beyonce i la të gjithë pa fjalë gjatë koncertit të saj të fundit në Paris, ku u shfaq me një cigare në dorë në skenë, gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”.
Teksa performonte përpara një stadiumi të mbushur plot, ylli i muzikës botërore bëri sikur po pinte duhan me rekuizitën në dorë, duke shtuar një element të ri teatral në skenografi.
E veshur me një korse të shndritshëm argjendi, pantallona të shkurta me bel të lartë dhe çizme të gjata kaubojsh, Beyonce ndezi atmosferën, ndërsa jeleku prej leshi me bisht të gjatë i rridhte pas.
Koncerti mori edhe më shumë emocion kur në skenë iu bashkua burri i saj, Jay-Z, për një performancë surprizë – e para e përbashkët në shtatë vjet.
Por, surprizat nuk mbaruan me kaq. Beyoncé këndoi edhe me vajzën e saj Blue Ivy, duke e kthyer mbrëmjen në një ngjarje familjare. Në publik ndodhej edhe nëna e saj, Tina Knowles, dhe vajza e vogël Rumi.
Në anën tjetër, Jay-Z dërgoi një mesazh të heshtur por të qartë për Kanye West, me të cilin ka pasur tensione së fundmi. Ai ndryshoi një varg të këngës “N* in Paris”, duke e zëvendësuar emrin e Kanye-t me “Bey”, një gjest që fansat e interpretuan si përfundim i marrëdhënies mes dy reperëve pas komenteve fyese të Kanye ndaj familjes Carter, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, burime të afërta kanë zbuluar se vajza 12-vjeçare e çiftit, Blue Ivy, është gati të ndjekë gjurmët e prindërve të saj në muzikë.
Ajo thuhet se është duke përgatitur materiale me ndihmën e Solange Knowles dhe producentit The-Dream, dhe fansat mund të presin një debutim të saj së shpejti.
Koncerti i fundit në Paris nuk ishte vetëm një mbrëmje muzike – ishte një spektakël i plotë emocion, simbolikë dhe mesazhesh të forta për dashurinë, familjen dhe fuqinë artistike.