Fetahu: U konstatua se rendi i ditës i një seance konstituive nuk mund të ndryshohet

Prishtinë | 28 Qer 2025 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu, deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se seanca konstituive e mbajtur më 15 prill nuk është zhvilluar në përputhje me nenin 66 të Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.

Sipas Fetahut, Kushtetuesja ka theksuar se rendi i ditës i një seance konstituive nuk mund të ndryshohet pas fillimit të saj dhe se nuk mund të vendoset votim i fshehtë pa bazë kushtetuese.

‘‘Gjykata në mënyrë të qartë ka vendosur dhe ka konstatuar se seanca konstituive e filluar me 15 prill nuk ka përfunduar, gjë që të gjithë e dimë dhe nuk  është kontestuese. Por, ka thënë Gjykata, e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 66. Derisa ky është konstatimi i Gjykatës mbi mos zhvillimin e seancës konstituive në pajtim me kushtetutën dhe rregullat, pyetja që shtrohet është se pari: Nëse nuk zhvilluar në pajtim me Kushtetutën, pse nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën? Cilat kanë qenë shkeljet e evidentuara të cilat kanë rezultuar që procedura të mos jetë në pajtim me Kushtetutën? : Kush ka qenë akteri, ose aktorët që kanë bërë që kjo seancë të mos zhvillohet me Kushtetutën?. Në rastin konkretë ne e dimë që opozita nuk  ka udhëhequr seancën konstituive. E Ka zhvilluar VV-ja, ka vendosur kështu kryesuesi i VV-së. Cilat ishin konstatimet kryesore të këtij aktgjykimi? Rendi i ditës së seancës konstituive nuk mund të ndryshohet pas fillimit të seancës. Nuk ka të drejtë askush të vendos për votim të fshehtë pa një bazë kushtetuese’’, ka thënë ai.

Të ngjashme