Aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skenderajt, nëntë persona të lënduar

Prishtinë | 28 Qer 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë., nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”.

Të ngjashme