Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me liderët politikë, pa dhënë deklaratë për mediat para hyrjes, raporton Ekonomia Online.
I pyetur nga gazetarët, Limaj tha shkurt: “Do ta jap prononcimin pasi ta përfundojmë [takimin]”, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij do të bëhet i ditur pas përfundimit të mbledhjes.
