Beogradi i përfshirë nga protestat masive, Vuçiq: Shteti do mbrohet, qoftë me dhunë

Prishtinë | 28 Qer 2025 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Beogradi po përgatitet për një protestë të re të shtunën, e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë të udhëhequra nga studentët, pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë sfiduar seriozisht autoritetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e një demonstrate kundër-protestuesish në qendër të kryeqytetit.

Sipas mediave ndërkombëtare, tensionet janë rritur ndjeshëm përpara protestës së 28 qershorit, e cila organizohet nga studentët e universiteteve të Serbisë – një nga shtyllat kryesore të demonstratave të vazhdueshme kundër korrupsionit në vend.

Protestat nisën pas tragjedisë së 1 nëntorit, kur një pjesë e çatisë së rinovuar të stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb, duke marrë jetën e 16 personave.

gjarja nxiti zemërim të madh publik dhe akuzat ndaj qeverisë për korrupsion të përhapur dhe neglizhencë në projektet e infrastrukturës.

Të ngjashme