Policia ka kërkuar që deputetët ta lëshojnë Kuvendin e Kosovës, para seancës konstitutive të shtunën, raporton Ekonomia Online.
Sipas deputetit të PSK-së, Abelard Tahiri, ka dyshime për kërcënim me bombë aty.
Tahiri deklaroi se u është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.
“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodhë, na kërkuan me dalë,” tha shkurt Tahiri para mediave.