Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë | 05 Kor 2025 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive.

Ai para gazetarëve tha se nëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bazë, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të luaj rolin e saj kushtetues.

Deputeti shton se pasojat më të mëdha nga bllokada në Kuvend janë për qytetarët e Kosovës.

“Të gjithë duhet të japin kontributin që të kemi institucionet e Kosovës”, shtoi ai.

Të ngjashme