Nazim Bllaca nga burgu i shkruante Albulena Haxhiut: Na ke anashkaluar, eja na vizito

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-agjenti i vetëshpallur i SHIK-ut dhe dëshmitari në disa procese gjyqësore kundër ish-eprorëve të UÇK-së kishte besim në deputeten e VV-së, Albulena Haxhi, e cila sot po pretendon të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdën e publikimeve nga emisioni Debat Plus në ciklin “Brenda laptopit të Bllacës”, mbrëmë është publikuar një letër e vitit 2015, ku Nazim Bllaca i shkruante deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila në atë kohë ishte kryetare e Komisionit për Legjislacion.

Letra në fjalë ishte shkruar nga Pavijoni D i Burgut të Dubravës dhe mbante datën 26 shkurt 2015.

Në letër Bllaca i ankohej deputetes së VV-së pse nuk e kishte vizituar në burg.

Më tej, ai i kërkonete asaj që të vizitonte.

“Pasi jemi informuar se e keni vizituar Burgun e Dubraves dhe neve na keni anashkaluar, po ju drejtohemi me këtë letër ë të na vizitoni pasi që ndaj nesh ka diskriminim, tretman joadekuat dhe shkelje të drejtave të Njeriut. Kemi kontaktuar edhe me Prokurorinë Speciale të EULEX-it dhe përgjigja e tyre ka qenë se jeni të mirëseardhur në Pavionin “D””, thuhej në letrën e Bllacës.

Të ngjashme