Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi krimin serb në Srebrenicë.
“Sot mbushen tridhjetë vjet që kur u krye krimi i tmerrshëm në Srebrenicë. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por duhet ta ndryshojmë të ardhmen. Edhe një herë, në emër të qytetarëve të Serbisë, shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave boshnjake, i bindur se një krim i ngjashëm nuk do të ndodhë më kurrë”, tha Vuçiq.