Naim Murseli largohet nga Instituti i Psikiatrisë, e dërgojnë në Burgun e Sigurisë së Lartë

Prishtinë | 11 Kor 2025 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, është larguar tashmë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Sipas Klan Kosovës, para rreth 20 minutave, forcat e rendit e kanë marrë Murselin nga aty për ta dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Murselit, i cili ka konstatuar se nuk ka ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore.

Pas këtij raporti, familja e të ndjerës ka kërkuar proces gjyqësor më të shpejtë e vendosje të drejtësisë.

Të ngjashme