Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij. Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 në rrugën “Ahmet Haxhiu”, shkruan Ekonomia Online.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë. Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe procedura do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.