Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar në pikën kufitare Hani i Elezit më 12 korrik, pasi në veturën e tij u zbuluan 8,076 monedha metalike 2 franga zvicerane, në vlerë totale prej 16,152 CHF, të dyshuara si të falsifikuara, shkruan Ekonomia Online.
Monedhat u gjetën të fshehura në qese plastike nën ulëset e përparme të automjetit Audi A2 me targa të RMV-së.
I dyshuari (S. Xh., lindur më 1981 në Shkup) është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për “Falsifikim të parasë”.

Rasti është në hetim nga njësitë kompetente.

