Bilall Kqiku, i dyshuari që tentoi t’i shpëtonte Policisë së Kosovës duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë më 10 korrik, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka, i cili bëri të ditur se pacienti nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Kqiku ishte lokalizuar nga policia në një banesë dhe kishte tentuar të arratisej gjatë operacionit të arrestimit.
“Fatkeqësisht pacienti nuk ka mund t’i përballojë lëndimet që ka pësuar dhe ka ndërruar jetë në orë e pasdites”, ka thënë.